Avokati i familjes Zejnullahu reagon pas lirimit të policëve: Veç drejtësi nuk është

Avokati i familjes së Agon Zejnullahut, Azdren Hoxha, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj pesë zyrtarëve policorë.

“Apeli i dha fund një padrejtësie”, Berisha pas lirimit nga paraburgimi i pesë policëve në rastin e Agon Zejnullahut

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha ka shprehur shqetësimin e thellë të familjes.

“Aktvendimi i gjykates se apelit,per nderprerjen e paraburgimit ne ceshtjen e pese zyrtarve policor qe hetohen per veper penale,vrasje nga pakujdesia te qytetarit Agon Zejnullahu, mund te sherbej edhe te interpretohet ne forma te ndryshme, veq drejtesise nuk i kontribuon.

Mund te jete cka do, veq drejtesi nuk eshte. Me u dyshu per kete veper penale kaq te rende, me veprime aq te vrazhda e gjakftohtesi.Me u shqetesu i madh e i vogel ne vendin tone edhe me i lene te lire,eshte brengosese. Jeta e njeriut po vlejka pak andaj kjo duhet me na prek krejt njerzve me ndjenja normale”, ka shkruar Hoxha.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika