Avokati i Popullit: Numri i vdekjeve në vendin e punës është shqetësues

Pas shqetësimeve të ngritura për vdekjet e shpeshta të punëtorëve në vendet e punës, Avokati i Popullit ka dalë me disa rekomandime për institucionet përgjegjëse. Avokati Naim Qelaj po thotë se statistikat e rasteve me fatalitet në vendin e punës janë shqetësuese.

Këtë muaj u shënua rasti i fundit i vdekjes së një punëtori në vendin e tij të punës.

Por, shifrat thonë më shumë se kaq.

Avokati i Popullit ka përfunduar hetimet për sigurinë dhe shëndetin në punë, derisa numrin e aksidente fatale nga viti 2004 deri në fund të vitit 2022 e vlerëson shqetësues.

Sipas këtij institucioni, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 247 raste me fatalitet.

Për këtë arsye, Avokati i Popullit janë drejtuar me disa rekomandime institucioneve përgjegjëse, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Inspektoratit të Punës dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Avokati i Popullit ka theksuar se  “Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve rekomandohet të inicojë dhe mundësojë funksionalizimin e Këshillit Nacional për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, t’i ofrojë kushte për funksionim si dhe t’i kërkojë llogari për punën e bërë. Të iniciojë dhe mundësoj funksionalizimin e Këshillit Ekonomiko-Social dhe ndërmjet tij të iniciojë dialogun me parnerët socialë me synimin që të arrihet pajtim për Kontratën e Përgjithshme Kolektive”

Sipas Avokatit situatën e rëndon edhe mungesa e dokumentacioneve përkatëse për punëtoret e sektorit privat.

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat ndonëse pajtohet me rekomandimet e Avokatit të Popullit, po thotë se ka dallim në shifrat e jetëve të humbura.

Jusuf Azemi – Sindikata e Punëtoreve të Sektorit Privat ka potencuar se “Gjëja më e rënd që unë pash në këtë raport është se shifrat e të vdekurve në vendin e punës nuk përkojnë asesi njëra me tjetrën. Po e marrim një rast konkret, në vitin 2022 thonë se kemi pasur 15 raste te vdekjes ne vendin e punës deri sa shifra reale eshtë 23 punëtor”.

Nga Avokati i Popullit kanë thënë se hetimi ka filluar u bazuar në raportimet në media për rastet e shpeshta të aksidenteve në punë me pasoja deri në fatalitet.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika