Avokati Jashari: Dënimi i agjentit të BIA-s serbe, një vendim historik për Kosovën

Arbër Jashari, avokat në FIVE në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me pranimin e fajësisë së agjentit të BIA-s serbe, Aleksandër Vllajiq i cili u dënua sot me 5 vite burgim.
Jashari ka thënë se pranimi i fajësisë është një vendim strategjik i mbrojtjes, i cili ka përfitime si për të pandehurin, ashtu edhe për prokurorin, por edhe për gjykatën.

“Ky është një vendim historik, pavarësisht nëse është me pranimin e fajësisë apo në çfarëdo forme tjetër do të ishte, duke qenë se për herë të parë, ndoshta në këtë formë, po dënohet një person i cili është vërtetuar në instancën e shkallës së parë se ka kryer veprën penale të spiunazhit. Dihet që këto vepra penale hyjnë ndër veprat penale kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, me një rrezikshmëri të lartë ndaj rendit dhe sigurisë publike,” ka thënë ai.

Avokati Jashari ka shtuar se deri më tani është supozuar, dhe është menduar, se në Kosovë kanë vepruar apo po veprojnë shërbimet e huaja, por nga sot, sipas tij, kemi një vendim gjykate dhe një person të dënuar për një vepër të tillë me rrezikshmëri të lartë.

Ai tutje ka thënë se vendimi i sotëm gjyqësor ndaj agjentit serb të BIA-së serbe tregon mbi të gjitha për punën e mirë të AKI-së dhe institucioneve të tjera të sigurisë në vend por edhe institucioneve të drejtësisë.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika