Tragjedia në Vjenë, Musliu: Personi i lënduar ende nuk është intervistuar si dëshmitar

Tre shtetas të Kosovës humbën jetën dje gjatë një aksidenti në një punishte ndërtimi në Vjenë, pasi një pjesë e konstruksionit u shemb dhe i la punëtorët të bllokuar nën rrënoja.

Avokati nga Vjena, Mirsad Musliu, ka theksuar në emisionin FIVE se hetimet për zbardhjen e rastit janë duke vazhduar.

Ai ka thënë se Policia ende nuk ka intervistuar personin e lënduar si dëshmitar.

“Policia është duke kryer hetimet e veta, sot nuk ka pasur asnjë informatë të re. Sipas Policisë, duhet të merret në pyetje personi që është lënduar por ende ka qenë pa sukses. Policia mundohet të marrë në pyëte dëshmorët dhe personin në pyetje për ta zbardhur rastin. Mendoj se edhe inspektorati i punës i bëri pyetjet e veta në anën tjetër se ku është gabimi dhe kush është fajtor për këtë tragjedi”, ka deklaruar ai në emisionin FIVE.

Musliu ka shtuar se projekti ishte kompleks dhe përfshinte shumë firma, “së pari duhet të merren dëshmitë teknike dhe objektive, pastaj ekspertët do të shqyrtojnë ku ka pasur lëshime dhe kush është përgjegjës”.

“Hetimet i bën policia nga ana penale, inspektorati i punë si bënë hetimet në atë se ku është bërë lëshim në sigurinë e punës, ku është gabimi dhe cili gabim është bërë prej cilës firmë apo cilës anë. Në atë projekt ka pasur shumë firma të involvuara, ka pasur firmë vetëm për huazimin e punëtorëve, është çështja shumë më e ndërlikuar sesa që shihet.  Së pari duhet të merren dëshmitë teknike dhe objektive nga dëshmitarët, pastaj duhet të merren edhe ekspert të fushave të ndryshme me pa se ku është bërë lëshimi dhe kush e ka bërë”, ka deklaruar tutje ai.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika