Avokati Qerkini: Gjykata ka vendosur kundërligjshëm për paraburgimin e Nuredin Lushtakut

Avokati i Nuredin Lushtakut, Artan Qerkini ka thënë se vendimi i Gjykatës për vazhdimin e paraburgimit të klientit të tij është vendim i kundërligjshëm

Avokati, Artan Qerkini

Masën e paraburgimit për dy muaj ndaj Nuredin Lushtakut, avokati i tij Artan Qerkini e ka quajtur të kundër ligjshme.

I ftuar në emisionin “Five” të Rtv Dukagjinit, Qerkini ka thënë se vazhdimi i paraburgimit për klientin e tij ka qenë e pa nevojshme.

Sipas tij, arsyetimi i Gjykatës ka qenë se duhet të intervistohen dy policë, por avokati Qerkini është shprehur se ata tashmë janë intervistuar një herë, dhe se nuk është e ligjshme të vazhdohet paraburgimi për riintervistimin e tyre.

“Në ndërkohë në 30 ditët e paraburgimit, gjykata i ka marrë në pyetje ata dy dëshmitarë dhe I ka rimarrë në pyetje shumicën e dëshmitarëve që kanë qenë policë të Kosovës”, ka thënë ai.

“Asnjëherë në praktike nuk ndodhë vazhdimi i paraburgimit për shkak të rimarrjes në pyetje”, ka vazhduar Qerkini.

Avoakti i Nuredin Lushtakut, ka bërë të ditur se këto ditë do të ankohen në Gjykatën e Apelit, në mënyrë që të anulohet vendimi për vazhdimin e paraburgimit për klientin e tij.

“Gjykata në mënyrë të paligjshme e ka vazdhuar paraburgimin për këtë arsye ne do të ankohemi në gjykatën e apelit”, ka deklaruar Qerkini.

Avokati Qerkini, ka thënë se masa e parburgimit nuk konsiderohet dënim, kurse  me këtë vendim të Gjykatës për vazhdimin e paraburgimit sipas tij pa fakte të qëndrueshme, masa e paraburgimit po bëhet dënim për klientin e tij.

“Tek ne masa e paraburgimit po kosniderohet si dënim, kjo masë nuk është dënim. Nëse vazhdohet paraburgimi, pa u plotësu kushtet ajo pastaj është dënim. PAraburgimi është masë mbrojtëse, nëse ekzisojnë provat për arratisje, apo ndikim  dëshmitarëve”, ka deklaruar Qerkini.

I pyetur se si ka arritur arma zyrtare e policit të përfshirë në incident me Lushtakun, në duart e Bekim Jasharit, avokati Qerkini ka thënë se duhet t’i presim hetimet për këtë gjë.

Gjykata Speciale

Sipas avokatit Artan Qerkini, Gjykata Speciale në Hagë, përdorë metoda që nuk i përdorin gjykatat e rregullta.

Qerkini është shprehur se kjo gjykatë është duke i shkelur disa prej të drejtave themelore të të pandehurve.

Sipas tij, vendimet e gjykatës nuk po përkthehen në gjuhën shqipe.

“Ajo i ka shkelur në masë të konsiderueshme disa prej të drejtave dhe atë të drejtën për përdorimin e gjuhës. Vendimet nuk janë duke iu përkthyer të pandehurve.Z. Gucati dhe Haradinaj janë dënuar dhe ne nuk kemi aktgjykim në gjuhën shqipe të plotë”, ka thënë ai.

Për mungesën e përkthimit në gjuhën shqipe, Qerkini ka bërë të ditur se është ngritur shqetësimi tek Avokati i Popullit që funksionin në kuadër të Gjykatës Speciale.

Një nga vendimet absurde sipas Qerkinit është edhe vazhdimi i paraburgimit për ish-krerët e UÇK-së.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika