Avokatja Gashi për divorcin: Fëmijët janë ata që e vuajnë më së shumti

Avokatja Marigona Gashi ka thënë se fëmijët janë ata që më së shumti e vuajnë divorcin e prindërve.

Gashi në emisionin më të ri “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, ka thënë se shkurorëzimet janë në rritje e sipër dhe se pjesa më e ndjeshme janë fëmijët, pasi janë të lidhur emocionalisht me prindërit.

“Pjesa më e ndjeshme janë fëmijët, ata e vuajnë më së shumti këtë pjesë, janë të lidhur emocionalisht me fëmijët, këtu ndikon pastaj se kush e merr rolin e kujdestarisë”, ka thënë Gashi.

Një ndër vështirësitë që ajo ka në procedurat e shkurorëzimeve në punën e saj në Gjykatë, ka thënë se është te pjesa e kontributeve të gruas.

“Vështirësitë që hasim gjatë rasteve në gjykata është realisht te kontributi i gruas, e cila nuk punon dhe nuk ka të ardhura mujore, ligji mbi familjen është një ligj i mirë që parasheh të gjitha format, kontributet. Vetëm te kjo pjesa te kontributet e femrave, të cilat nuk punojnë, është mashkulli, ai i cili insiston që pjesa e trashëgimisë të mos i takojë gruas e cila është kujdesur tërë atë kohë për fëmijët”, ka vijuar ajo.

Ndryshe, sipas Agjencisë të Statistikave të Kosovës, janë 417 çifte që janë ndarë në tremujorin e parë të këtij viti.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika