Azemi e cilëson “diskriminim” ndarjen e shtesave për punëtorët e sektorit publik

Jusuf Azemi, Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, e ka cilësuar si “diskriminues” vendimin e Qeverisë për ndarjen e shtesave nga 50 euro për punëtorët e sektorit publik për muajin janar.

Në një intervistë për EO, Azemi ka thënë se ndarja e sektorit publik nga ai privat është vendim “i turpshëm”.

“Ne po e shohim një shantazh, një diskriminim, një dënim të punëtorëve të sektorit privat të Kosovës kur gjithë parametrat janë se punëtorët e sektorit publik dyfish i kanë pagat më të mëdha, dyfish punojnë më pak, dyfish respektohet ligji dhe marrëveshja kolektive, kurse tek punëtorët e sektorit privat të Kosovës dyfish, besa diku edhe katërfish, pagat tona janë më të vogla, katërfish më shumë se ata punojnë dhe realisht është një vendim i turpshëm”, ka deklaruar Azemi.

Ai këtë vendim e ka cilësuar edhe si dënim për sektorin privat.

“Sektori privat jo që po neglizhohet, por sektori privat po dënohet me të gjitha formacionet dhe njëfarë forme iu kanë sulur këtyre punëtorëve të sektorit privat të Kosovës, pasi që me ardhjen edhe të qeverive të kaluara po edhe kjo Qeveri nuk e kemi lëvizjen as më të vogël edhe sepse ju e dini që janë ngritur çmimet, kostoja e jetës është rritur dhe ne sot e asaj ditë kemi një pagë minimale që punëtorët e sektorit privat paguhen me 130 dhe 170 euro, e të cilët punëtorë i paguan Qeveria e Kosovës nga buxheti i vet, rreth 2 mijë punëtorë që kryejnë shërbime për institucionet shtetërore”, ka vijuar ai.

Ndryshe, të mërkurën, Qeveria ndau nga 50 euro për punëtorët e sektorit publik si vazhdimësi e shtesave në katër muajt e fundit të vitit 2022, në kuadër të pakos së përballjes së inflacionit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika