Babë e bir qëndrojnë pas sulmit në Sidnei, thotë policia australiane

Dy persona që sulmuan një festë hebreje në Bondi Beach të Sydney-t, duke shkaktuar vdekjen e 15 vetëve, rezultuan të jenë baba dhe djali, njoftoi policia të hënën.

Ky është episodi më i rëndë i dhunës me armë në Australi gjatë 30 viteve të fundit.

Policia tha se babai, 50-vjeç, u vra në vendngjarje, ndërsa djali i tij 24-vjeçar ndodhet në gjendje kritike në spital. Zyrtarët e kanë përshkruar sulmin e së dielës si një akt antisemitik të qëllimshëm.

Dëshmitarët thanë se sulmi, i cili ndodhi gjatë një mbrëmjeje të ngrohtë, zgjati rreth 10 minuta, duke shkaktuar panik mes qindra njerëzve që u përhapën në rërë dhe rrugët përreth. Rreth 1,000 persona kishin marrë pjesë në ngjarjen e Hanukkah-ut, sipas policisë.

Pas sulmit, 40 persona mbeten të shtrirë në spital, përfshirë dy policë që ndodhen në gjendje serioze, por stabile. Viktimat ishin nga 10 deri në 87 vjeç.

Autoritetet thonë se janë të bindur që vetëm dy sulmues ishin të përfshirë, ndërsa hetimet vazhdojnë dhe prezenca e policisë në komunitetet hebreje është rritur ndjeshëm.

Kryeministri australian Anthony Albanese, i cili vizitoi vendngjarjen të hënën, e përshkroi sulmin si “një moment të errët për kombi tonë”. Ai tha se policia dhe agjencitë e sigurisë po verifikojnë me kujdes motivin e sulmit.

“Çfarë pamë dje ishte një akt i pastër i së keqes, një akt antisemitizmi, një akt terrorizmi në brigjet tona, në një vend ikonë të Australisë,” tha Albanese.

“Komuniteti hebre po vuan sot. Sot, të gjithë australianët qëndrojmë pranë tyre. Do të bëjmë gjithçka për të zhdukur antisemitizmin. Ai është një plagë dhe së bashku do ta eliminojmë.”

Albanese gjithashtu falenderoi liderët botërorë, përfshirë Presidentin amerikan Donald Trump dhe Presidentin francez Emmanuel Macron, për solidaritetin e tyre.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika