Pas më shumë se dy dekadash heshtjeje për tragjedinë që kishte përjetuar gjatë luftës, Ramadan Nishori, burri i parë që ka rrëfyer publikisht dhunën seksuale që i është ushtruar nga forcat serbe, tregon në Debat Plus se si e gjeti forcën për të folur edhe me vajzën e tij.
“Edhe pe thirri në telefon një ditë, po i them kah të vish prej fakultetit, nalmi e pimë ka nji kafe edhe bisedojmë diçka… edhe s’mujsha qysh me i thënë me fjalë. E mora vendimin që na e ka njoh statusin Komisioni Qeveritar, edhe po i them që qysh jam. Edhe e mur vajza edhe e lëshoi.
Dhe tha ‘bab unë për këtë punë e di që 3-4 vjet’. Edhe thash qysh. I ka vy një ekstrakt i lindjes për fakultet diçka, dhe ku kanë qenë dokument u kanë edhe ajo në një zarf të bardhë. Edhe e ka çel e ka kqyr dhe e ka kuptuar. Por tha ‘e di por nuk kam dashur të pyes pa më treguar ti vet'”, ka