Bad News Eagles ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë të turneut kualifikues për Majorin e CS:GO

Bad News Eagles ka pësuar humbje në ndeshjen e mbajtur të mërkurën e 5 shtatorit, me rezultat 16 me 7. Ekipi shqiptar edhe pse ka një humbje dhe një fitore, ende ka shpresa për epërsi. Nesër do të mbahet ndeshja e radhës





Bad News Eagles është mposhtur nga ekipi suedez NiP në ndeshjen e tyre të dytë në turneun kualifikues për Major IEM Road to Rio, i cili u mbajt në Malta.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat të ngushtë 8-7 në të mirë të ekipit suedez, ndërsa në pjesën e dytë NiP dominuan gjatë gjithë kohës, duke e përfunduar ndeshjen me rezultat 16-7.

Pas kësaj humbjeje, ekipi shqiptar mban serinë e ndeshjeve 1-1 (një fitore, një humbje) dhe ka edhe dy mundësi të tjera për t’u kualifikuar në Majorin e madh të CS:GO, i cili do të mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit.

Lojtari me paraqitjen më të mirë nga ekipi Bad News Eagles ishte Sener Mahmuti “SENER1”, me 20 eliminime dhe vlerësimin nga HLTV 1.22.

Ndeshjen e radhës ekipi shqiptar do ta zhvillojë të enjten e 6 tetorit.





Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika