Bad News Eagles ka shënuar fitore ndaj ekipit danez Astralis

Ekipi shqiptar Bad News Eagles, ka fituar në ndeshjen e të enjtes së 6 tetorit ndaj ekipit danez Astralis duke i grumbulluar kështu pikët që vetëm edhe një fitore dhe do të kualifikohet në Majorin e madh të CS:GO. Nesër do të mbahet loja e radhës që determinon nëse BNE kualifikohet apo jo





Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka shënuar fitore në ndeshjen e sotme ndaj ekipit danez Astralis.

Edhe pse në ndeshjen e djeshme, BNE kanë pësuar humbje nga ekipi NiP, përseri ekipi shqiptar nuk u dorëzuan dhe u rikthyen të nesërmen me një fitore bindëse.

Kjo ndeshje gjatë gjithë kohës u dominua nga ekipi shqiptar dhe u përmbyll me rezultat 16 me 3 në mapin ‘Ancient’.

Astralis të cilët renditen në vendin e tetë në ranglistën botërore, nuk patën as një mundësi që të rikthejnë lojën ndaj ekipit shqiptar.

Paraqitje fantastike treguan të gjithë lojtarët e ekipit shqiptar, ai më i dalluari ishte kapiteni i ekipit Dionis ‘sinnopsyy’ Budeci i cili realizoi 27 eliminime.

Tani pas kësaj fitore ekipit shqiptar i duhet edhe një fitore tjetër për t’u kualifikuar në Majorin e madh të CS:GO, i cili do të mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit.

Ndeshjen e radhës ekipi shqiptar do ta zhvilloj nesër (e premte), dhe kundërshtari i tyre do të mësohet së shpejti.

 





Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika