Bad News Eagles kualifikohet direkt në fazën “Legends Stage” në Majorin e Parisit

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles, ka fituar ndeshjen ndaj GamerLegion me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, për të kaluar direkt në fazën "Legends Stage"

Ekipi i BNE

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles, ka fituar ndeshjen ndaj GamerLegion me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, për të kaluar direkt në fazën “Legends Stage”.

Me këtë fitore, ekipi nga Kosova u është bashkuar skuadrave si Na’Vi, fnatic dhe Into the Breach, të cilat siguruan fazën “Legends Stage” një ditë më parë.

Kjo është hera e parë që ekipi Bad News Eagles ka kaluar direkt në fazën “Legends Stage” nga turneu RMR, derisa gara për ta do të vazhdojë në Paris, duke filluar nga data 13 maj.

Në BLAST Paris Major do të ndahen 1.2 milion dollarë për 16 skuadrat pjesëmarrëse.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika