Bad News Eagles siguron fitoren e parë për Majorin e CS:GO në Brazil

Bad News Eagles ka arritur të mposhtë ekipin turk Eternal Fire, në ndeshjen hapëse të turneut kualifikues për Majorin e CS:GO në Brazil

Ekipi Bad News Eagles, foto HLTV





Ekipi nga Kosova, Bad News Eagles është duke vazhduar në formën fantastike edhe në turneun kualifikues për Majorin e CS:GO.

Bad News Eagles ka arritur që të mposhtë ekipin turk Eternal Fire me rezultat 16-14, në ndeshjen e tyre të parë të turneut kualifikues për Major të CS:GO, i cili po mbahet në Malta.

Tani ekipit nga Kosova i duhen edhe dy ndeshje tjera të fituara për të siguruar pjesëmarrjen në Majorin e madh i cili do të mbahet në qytetin Rio de Janeiro të Brazilit.

Genc “⁠gxx-⁠” Kolgeci ishte faktori vendimtar në fitoren e Bad News Eagles ndaj formacionit turk, pasi 23-vjeçari shënoi një vlerësim mbresëlënës 1.37 dhe 26-17 KD në hartën e 30 raundeve.

Faqja zyrtare e IEM Road to Rio Europe, ka publikuar mapin Dust2, ku me fitore është mbyllur nga Flatron “juanflatroo” Halimi, i cili ka realizuar tri kills tejet të shpejtë.

BNE nga 4 tetori ka filluar rrugëtimin në turneun kualifikues IEM Road to Rio Europe A.

Bad News Eagles dhe Sprout tani kalojnë në grupin 1-0 të sistemit zviceran, me grupin e tyre të ardhshëm të ndeshjeve të Europe RMR që do të luhen të mërkurën.

Turneu më i madh i CS:GO i cili ndryshe njihet si Major do të shpërndaj çmime në vlerë rreth 1.2 milion dollarë për ekipet pjesëmarrëse.

Turneu kualifikues IEM Road to Rio Europe që po mbahet në shtetin e Maltës, ku 32 ekipe të ndara në dy grupe po garojnë për të siguruar pjesëmarrjen në turneun më të madh të CS:GO, IEM Rio Major i cili do të mbahet në Brazil.

Tetë ekipet më të mira nga secili grup do të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre në Major.





Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika