Baerbock: Bota i ka kërkuar Putinit të mos bëjë kërcënime bërthamore

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se komuniteti global i ka kërkuar vazhdimisht presidentit rus, Vladimir Putin, që të mos i përdorë kërcënimet bërthamore në përplasjen e tij me Perëndimin për luftën në Ukrainë.

Duke folur pas një vizite në Turqi, Baerbock tha gjithashtu se vendimi i Putinit për të pezulluar pjesëmarrjen në traktatin me Shtetet e Bashkuara, që kufizon arsenalin strategjik bërthamor të të dyja palëve, nënvizon rëndësinë e lëvizjeve drejt çarmatimit bërthamor.

Në fjalimin e 21 shkurtit drejtuar kombit, Putini tha se është “i detyruar të njoftoj se Rusia është duke e pezulluar pjesëmarrjen në traktatin për armët strategjike”, shkruan REL.

Ai ka thënë se Rusia nuk po tërhiqet nga marrëveshja, mirëpo vetëm po e pezullon pjesëmarrjen.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka kërkuar Rusisë që ta rishqyrtojë vendimin e saj për pezullimin e pjesëmarrjes në këtë traktat.

I ashtuquajturi START-i i Ri, është traktati i vetëm për armët bërthamore në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, i cili është zgjatur për pesë vjet më 2021.

I nënshkruar fillimisht më 2010, ky traktat ua kufizon palëve posedimin e kokave bërthamore me rreze të gjatë në 1.550, shifër më e vogël sesa ajo që ka qenë në marrëveshjen fillestare.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika