Baerbock për situatën në veri: Kosova bëri hapin e saj, tash e ka radhën Serbia

Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, para nisjes së punimeve të Këshillit të ministrave të Punëve të jashtme të BE-së që po mbahet në Bruksel, në lidhje me situatën aktuale në veri ka thënë se është radha e Serbisë që të marrë ndonjë veprim në lidhje me barrikadat e vendosura, pasi Kosova ka bërë hapin e saj duke shtyrë zgjedhjet

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock deklaratë para mediave





Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, i ka bërë thirrje Serbisë që të marrë ndonjë veprim në lidhje me barrikadat e vendosura në veri të Kosovës duke thënë se “kjo është e papranueshme dhe papërgjegjësi” pasi Qeveria e Kosovës ka shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve për të ofruar sigurinë e qytetarëve.

“Qeveria e Kosovës ka bërë një veprim ekstra duke shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve lokale , që të marrë situatën nën kontroll dhe kjo pikë së pari për të ofruar sigurinë e njerëzve në terren. Nga ana tjetër kjo situatë prej palës serbe është nxehur edhe më shumë, kjo është shumë më shumë sesa papërgjegjësi”, ka deklaruar ajo në nisje të takimit të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së.

Ndër të tjera, kryediplomatja gjermane në hyrje të këtij takimi që po mbahet në Bruksel ka thënë se në këtë situatë është duke u bërë fjalë për sigurinë e njerëzve, prandaj është përgjegjësi e qeverisë serbe që të veprojë më tutje.

“Prandaj unë kam një apel urgjent ndaj Serbisë që të bëjë krejt çka ka në dorë që t’i mbrojë njerëzit në rajon. Në politikë bëhet fjalë për sigurinë e njerëzve pra, popullit, prandaj kjo është përgjegjësi e qeverisë serbe”.

Ndërsa, të dielën, ajo ka deklaruar se paralajmërimet e Serbisë për shqyrtimin e dërgimit të forcave të saj në Kosovë, janë “krejtësisht të papranueshme”.

Baerbock: Kosova uli tensionet, Serbia bëri të kundërtën

 





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika