Bajqinovci: BE duhet të bëjë më shumë presion ndaj Serbisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta shtojë presionin ndaj Serbisë për shkak të përkrahjes ndaj Rusisë

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci





Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të bëjë më shumë presion ndaj Serbisë.

Arsye e mjaftueshme, sipas tij, është përkrahja e tyre ndaj Rusisë, e cila është duke kryer krime në Ukrainë.

“BE duhet të bëjë më shumë presion ndaj Serbisë, e ka shpallur organizatë terroriste qeverinë e tyre (të Rusisë), mendoj që edhe ata që e përkrahin duhet të hyjnë në atë listë”, ka thënë Bajqinovci.

Tutje, deputeti i LVV-së ka thënë se së fundi, vërehet një seriozitet më i shtuar i bashkësisë ndërkombëtare ndaj dialogut Kosovë-Serbi.

Bajqinovci ka theksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të pranojë marrëveshje përfundimtare me Serbinë, nëse aty nuk përfshihet njohja e ndërsjellë.

“Mendoj që ka seriozitet nga bashkësia ndërkombëtare shumë më shumë, çdo katër ditë vijnë emisarë nga BE dhe ShBA. Por edhe njerëz te tjerë të rëndësishëm, senatorë e diplomatë”, ka thënë ai.

Vizitat e shpeshta të emisarit amerikan, Gabriel Escobar, Bajqinovci i ka interpretuar si mbështetje të ShBA-së për shtetin e Kosovës.





Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika