Bajrami: E respektoj vendimin e Kuvendit të LDK-së

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se e respekton vendimin e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili përmes votimit të fshehtë i dha besimin Lumir Abdixhiku për të vazhduar në krye të partisë.

Bajrami e bëri këtë deklarim për Dukagjinin pas përfundimit të procesit të votimit nga delegatët e Kuvendit të LDK-së, duke theksuar se vendimi i marrë duhet respektuar si shprehje e vullnetit të brendshëm partiak.

Ndërkohë, ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, nuk është deklaruar pas përfundimit të Kuvendit dhe votimit për besimin e kryetarit të partisë.

Kurse Jehona Lushaku tha se janë miratuar dy deklarata, një për reforma dhe tjetra për çështjet politike aktuale përfshi formimin e institucioneve të reja.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika