Bajrami kërkon dorëheqjen e ambasadorit Berishajt

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka folur në lidhje me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin u raportua se është i përfshirë në një skandal financiar

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka folur në lidhje me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin u raportua se është i përfshirë në një skandal financiar.

Këtë gjë, ajo e lidhi edhe me moslejimin e qeverisë për krijimin e komisionit hetimor.

”A e dimë që janë dhënë 120 milionë euro për energji, sot ka plasur skandali, është gjithandej, edhe qeveria nuk e lejon opozitën për të ushtruar të vetmen të drejtë që e ka, Komisionin Parlamentar, i cili i jep kompetenca opozitës për ta kontrolluar qeverinë”, u shpreh Bajrami.

Ndërsa, lidhur me këtë çështje, Bajrami shtoi se është skandal, që nuk po dorëhiqet apo nuk po shkarkohet ambasadori.

”Kryetari i LDK-së e ka thënë se hezitimi i VV-së për moslejim të komisionit hetimor po e bën të domosdoshëm. Ne e konsiderojmë skandal që zotëria nuk po jep dorëheqje ose që nuk po shkarkohet, për shkak se është emri i shtetit tonë. Ne nuk japim verdikte si parti politike, por kur emri i shtetit tonë është në pozitën që e kanë sjellë sot, atëherë, besoj se e gjithë shoqëria është e befasuar me mosreagimin ose me mbrojtjen”, tha ajo.

Ndër të tjerash, Bajrami është shprehur se rezistenca e Grupit Parlamentar të VV-së për çështjen e Komisionit Hetimor, i rrit dyshimet.

”Rezistenca e grupit parlamentar të VV-së që mos të lejohet formimi i një Komisioni Hetimor, rrit dyshimet dhe unë konsideroj se formimi i tij është bërë i domosdoshëm dhe duhet të formohet, e ta shohim pse është keqmenaxhuar kriza energjetike”, tha Bajrami.

Tutje, deputetja tha se iniciativa për komisionin hetimor do të duhej të vinte nga Qeveria.

”Unë mendoj që është e domosdoshme. Iniciativa për komisionin hetimor do të duhej të vinte nga Qeveria. Duhet të mësohemi si shoqëri t’i sakrifikojmë keqbërësit. Unë besoj që opozitarizmi jonë do të vijë duke u përshkallëzuar, nëse kjo nuk pranohet. Duhet të formohet Komisioni Hetimor, para së gjithash është e drejtë kushtetuese e opozitës”, tha Bajrami.

Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci

Vlen të theksohet se sipas mediave sllovene, Berishaj është bërë pjesë e një skeme, ku para të dërguara nga një kompani serbe, transferoheshin te një kompani tjetër malazeze, pronar i së cilës është ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj.

Më pas, sipas mediumit slloven, thuhet se ato mjete financiare i dërgoheshin një politikani slloven, para se të përfundonin në një kompani tjetër në Itali.

Skandali financiar, në të cilin është përfshirë Berishaj, kap shumën e rreth 600 mijë eurove, të cilat ai i tërhiqte nga xhirollogaria e ‘kompanisë së tij fiktive’ dhe fizikisht ia dorëzonte politikanit slloven.

Gjithashtu, Berishaj në zgjedhjet e fundit në Kosovë kishte mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje, dhe, pas fitores së kësaj të fundit, ai është emëruar ambasador në Zagreb.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci i përfshirë në një skandal financiar në Slloveni

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika