Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj miratimit të buxhetit për vitin 2026 nga nga Qeveria në detyrë.
Sipas Bajramit, ‘uzurpimi’ i zyrave të Qeverisë nga Vetëvendosja dhe aprovimi i buxhetit është një veprim i papranueshëm dhe po dërgon shtetin drejt rrënimit.
“Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes që ka uzurpuar zyrat e Qeverisë aprovoi sot buxhetin për vitin 2026. Ka mundësi që buxheti i vitit 2026 të shkojë në 8 miliardë e pagat e pensionet të rriten disa fish në kohën kur pritet vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Shtetin po e çojnë drejt rrënimit.
Prokuroria Speciale ka mundur ta ndalë këtë maskaradë.
Tash, duhet ta ndalim me votë. E, do ta ndalim me votë”, ka shkruar Bajrami.
