Bajrami: Qeveria e majtë e vrau të vetmin element të barazisë në shkollat fillore

"Sot me të vërtetë pamja në sallën e Kuvendit tregon shumë. Tregon shumë se ku është qeveria e majtë. Qeveria e majtë e cila e vrau të vetmin element të barazisë në shkollat fillore të Kosovës"

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se partia në pushtet, si Qeveria e majtë “e ka varë të vetmin element të barazisë në shkollat fillore”, me vendim që ka marrë Ministria e Arsimit që prindërit t’i blejnë tekstet shkollore dhe më pas të subvencionohen.

Këto Bajrami i ka thënë gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, të thirrur nga opozita. Ajo ka thënë se Ministria e Arsimit nuk përballoi kostot e tekste shkollore dhe ua kaloi prindërve mjetet që ata t’i përballojnë.

“Sot me të vërtetë pamja në sallën e Kuvendit tregon shumë. Tregon shumë se ku është qeveria e majtë. Qeveria e majtë e cila e vrau të vetmin element të barazisë në shkollat fillore të Kosovës. Më te vetmin element që nxënësit e RKS-së janë ndjerë të barabartë ka qenë një shtatori, kur prej Shpalljes se Pavarësisë e tutje ata mbi bankat e tyre i kanë gjetur të gjitha librat dhe tekstet mësimore. Këtë vit, MASHTI dështoi të jetë pazare me shtëpitë botuese, dështoi të merret vesh dhe dul në konferencë katër ditë para se të fillojë viti shkollore edhe iu tha prindërve meqenëse se ne nuk po mund të përballojmë koston me parat e Ministrisë që të furnizojmë me libra, atëherë po ua kalojmë juve mjetet e ju përballojeni ktv kostot”, ka thënë Bajrami.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika