Bajrami telefonon për deklaratën lidhur me Listën Serbe, Mushkolaj: E padrejtë të thuhet se po krijohet narracion i VV-së

Hykmete Bajrami, nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka telefonuar drejtpërdrejt në Debat Plus për të reaguar ndaj mënyrës se si një deklaratë e saj ishte interpretuar gjatë debatit në studio.

Bajrami u ankua se intervista e saj prej më shumë se një ore ishte reduktuar “në një fjali të vetme”, duke akuzuar autorin e Debat Plus dhe moderatorin Ermal Panduri për interpretim të padrejtë.

Por ndaj këtij qëndrimi reagoi analisti Imer Mushkolaj, i cili e cilësoi të pabazë akuzën se në studio po krijohej “narracion i Vetëvendosjes”.

“Përtej komenteve që mund t’i bëjmë për paraqitjet publike të politikanëve, intervista ekziston. Për mua është e padrejtë me thënë që po krijojmë narracionin e VV-së,” u shpreh Mushkolaj.

Ai kujtoi se Bajrami ka qenë një ndër politikanet që ka pasur më së shumti hapësirë në Debat Plus.

“Ju jeni një prej politikanëve që keni pasur më së shumti hapësirë në çdo kohë në Debat Plus. Është e padrejtë në sytë e mi që një deklaratë e juaja të interpretohet kështu,” theksoi ai.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika