Bajroviq dënohet me 12 vjet burgim për krime lufte në Komunën e Istogut

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 12 vjet burgim Ekrem Bajroviqin për krime lufte ndaj popullsisë civile në Istog. Në këtë dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, kurse me vendimin janë të pakënaqur të mbijetuarit dhe mbrojtja.

Naim e Daut Elshani këtë të premte erdhën për të dëgjuar aktgjykimin në një rast që ata janë të mbijetuar.

Ekrem Bajroviq, ish-pjesëtar i Policisë serbe akuzohej nga Prokuroria si pjesëmarrës në vrasjen e civilëve shqiptarë në rajonin e Istogut.

“Me dënim me burgim me kohëzgjatje prej 12 viteve, në të cilin llogaritet koha në paraburgim”.

Por, ky dënim për dëshmitarin që u plagos në kokë por shpëtoi, është i ulët.

“Unë për veti nuk jam i kënaqur me këtë vendim, pak është, është vendim qesharak, ky është dashtë të dënohet me 30 vite”, ka thënë dëshmitari Naim Elshani.

“Ky që është dënuar, pak janë megjithatë po e dimë që ky ka marrë pjesë në masakren e Sarradranit me shokët e vet”, ka shtuar Elshani.

Sipas Gjykatës është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar se Ekrem Bajroviq kishte marrë pjesë në vrasjen e civilëve shqiptarë, së bashku me ushtrinë serbe në fshatrat Staradran, Zallc, Gurrakoc dhe fshatra tjera përreth të Komunës së Istogut.

“Duke iu thënë ku e keni NATO-në, ku e keni UÇK-në, dhe pastaj me forcat paramilitare duke i dërguar një nga një, në shtëpinë e  Zymer Sadikut dhe i pushkatojnë të paktën 16 civilë të nacionalitetit shqiptarë”, ka thënë kryegjyqtari, Mentor Bajraktari.

Kurse avokati i Bajroviqit, paralajmëroi ankesë.

“Është vendim por për të kënaqur mediat dhe publikun e Kosovës, besojmë se Ekrem Bajroviq nuk është fajtor dhe se nuk ka asnjë provë të vetme se ai ka marrë pjesë në vrasjet e civilëve. Do ta ankimojmë këtë vendim, kemi një afat prej 30 ditësh”, ka thënë Millosh Deleviq.

Bajroviq, që është shtetas i Malit të Zi, sipas Gjykatës ka kontribuuar në aplikimin e masave represive të bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës dhe trajtimit në mënyrë ç’njerëzore të popullatës civile.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika