Bala për rastin e gruas së keqtrajtuar: Janë duke u kryer inspektimet nga MSh dhe MF

Nazlie Bala, MD





Nazlie Bala, nga Ministria e Drejtësisë, ka thënë se inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Financave, janë duke i kryer inspektimet në shtëpinë e pleqve në lidhje me rastin e dhunës fizike ndaj një gruaje të moshuar.

Bala ka thënë se licenca për infermierë lëshohet nga Oda e Infermierëve, ndërsa për shtëpinë e pleqve licenca është lëshuar nga Ministria e Financave.

“Licenca për infermierë lëshohet nga oda e infermierëve, ndërsa për shtëpinë e pleqve nga MF. Sipas informacioneve, licenca është lëshuar vitin e kaluar nga kjo ministri. Duhet të analizohet forma dhe veprimi i kësaj shtëpie, sepse licenca i ka përcaktuar qartë kriteret për ta ushtruar këtë veprimtari”, ka thënë ajo.

“Ministria Shëndetësisë dhe MF tashmë i kanë kryer veprimet e veta, sa i përket inspektimeve brenda shtëpisë së pleqve. Presim raportet nga të dy mekanizma, besoj fuqishëm që nesër do të jenë të dorëzuara këto dy raporte”, ka vijuar ajo.

Në një lidhje direkte në “Debat Plus”, Shaban Osmanaj, ushtrues i detyrës së kryeinspektoratit shëndetësor, ka thënë se gjatë ditës ka pasur inspektime nga ta dhe se ka rezultuar se infermieret të cilat kanë marrë pjesë në keqtrajtimin e gruas janë të licencuara.





Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika