Balla: Viktima, manovratori i vinçit, në gjendje të rëndë edhe i biri

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Lushnjë, ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën 8 persona, midis tyre edhe deputeti socialist, Bujar Çela

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Lushnjë, ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën 8 persona, midis tyre edhe deputeti socialist, Bujar Çela.

Balla ka thënë për mediat se viktimë ka mbetur manovratori i vinçit pas shpërthimit të mjetit që ai drejtonte, i cili ra në kontakt me rrymën e tensionit të lartë.

Ministri i Brendshëm bëri të ditur, gjithashtu, se i plagosur rëndë ka mbetur edhe i biri i tij, i cili ndodhej aty pranë gjatë shpërthimit.

Lidhur me gjendjen e deputetit Bujar Çela, Balla tha se ai ka marrë një plagë si pasojë e shpërthimit, por më pas i është nënshtruar operacionit në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika