Ballkani fiton si mysafir derbin ndaj Prishtinës

Ballkani e ka fituar derbin e javës së pestë të Superligës së Kosovës në futboll. Goli i vetëm u shënua nga Albion Rrahmani në fund të pjesës së parë

Foto nga ndeshja

Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, Ballkani ka marrë një tjetër fitore të madhe në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Therandasit triumfuan në kryeqytet si mysafir i Prishtinës me rezultat 1 me 0.

Të vetmin gol në këtë ballafaqim të luajtur në stadiumin Fadil Vokrri, e shënoi sulmuesi i talentuar Albion Rrahmani, që realizoi bukur në kohën shtesë të pjesës së parë.

Kështu, pas tri ndeshjeve në edicionin e ri të Superligës, Ballkani numëron nëntë pikë dhe zë vendin e dytë me katër pikë më pak se lideri Gjilani, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara, ndërsa Prishtina që drejtohet nga ish-trajneri i therandasve, Ismet Munishi, mbetet në kuotën e shtatë pikëve pas katër ndeshjeve.

Foto nga ndeshja

Ballkanin në xhiron tjetër e pret një tjetër derbi, ai ndaj Dritës, ndërsa Prishtina luan poashtu ndaj një kundërshtari të fortë, liderit aktual Gjilanit.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika