Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për ditën e zgjedhjeve ka vënë në dispozicion disa linja telefonike për qytetarët, vëzhguesit dhe subjektet politike, me qëllim raportimin e parregullsive dhe informimin e votuesve për procesin e votimit.
Siç bëhet e ditur në njoftim, KQZ-ja në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës do të funksionalizojnë dhomën operative, e cila do të shërbejë për bashkërendimin e aktiviteteve dhe mbikëqyrjen e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, njofton Dukagjini.
Qytetarët, vëzhguesit, subjektet politike, kandidatët dhe akterët e tjerë mund të raportojnë çdo parregullësi në këto numra të dhomës operative:+383 38 200 23 544 dhe +383 46 130 013
Ndërkohë, për të ndihmuar qytetarët në gjetjen e qendrës së tyre të votimit dhe për informata lidhur me procesin e votimit, KQZ-ja ka vënë në dispozicion linja pa pagesë për informimin e votuesve: 0800 55 555 (pa pagesë)
KQZ ka bërë thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë këto linja për informim të saktë dhe raportim të çdo parregullsie, me qëllim që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe transparente.
