Banka Qendrore përfaqëson Kosovën në Bruksel, flitet për dinarin

Çëshja e dinarit do të jetë tema e diskutimit, ndërsa përballë kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq, do të jenë përfaqësues të Bankës Qendrore, e jo kryenegociatori, Besnik Bislimi. Pjesëmarrja në këtë takim është konfirmuar nga vet BQK, ndërsa nga Bashkimi Evropian pos që e ka konfirmuar takimin ka theksuar se takimi ku diskutohet për dinarin është takim i dialogut

“Çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut, unë shkoj atëherë kur diskutohet për marrëveshjen bazike”, kishte deklaruar zv.kryeministri, Besnik Bislimi.

Bislimi vërtetë e refuzoi ftesën si kryenegociator, por prapë se prapë çështja e dinarit do të jetë temë diskutimi në Bruksel.

Në takimin që pritet të mbahet nesër në kryqendrën evropiane, kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, përballë do të ketë përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës.

Takim me këtë përbërje në Bruksel nuk ka pasur asnjëherë që nga fillimi i dialogut në vitin 2011.

A do ta përfaqësojë BQK-në, Guvernatori apo ndonjë zyrtar tjetër nuk dihet, por se BQK do të jetë palë në takimi është e konfirmuar nga vet ky institucion i pavarur.

BANKA QENDRORE E KOSOVËS thuhet se “Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) kohë më parë ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS), për të fasilituar në përzgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve (në Euro)..Në këtë kuptim, edhe i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend”

Dilemave se a është çështja e dinarit pjesë e dialogut i është përgjigjur zëdhënësja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Nabila Masralli, Zëdhënëse e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri ka thënë se “Ajo që unë mund të them është se po, do të kemi takim nesër. Takimi i nesërm është takim i dialogut, i cili do të fokusohet në zgjidhjet e çështjeve të hapura lidhur me vendimet e fundit për qarkullimin e valutave nga BQK-ja. Dhe po, të dyja palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre”

Zëdhënsja Masralli ka theksuar se do të publikohen edhe detaje për takimin, por që do të bëhen të ditura më vonë.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika