Bankës ruse – Sberbank, i zgjaten sanksionet nga Zvicra

Vëzhguesi i tregut financiar në Zvicër, FINMA, ka thënë se do të zgjasë deri në gusht ndalesën ndaj bankës më të madhe ruse, Sberbank, duke ia pamundësuar bankës ruse që të kryejë pagesa dhe transaksione, si dhe përfshin edhe masa të tjera të krijuara për të mbrojtur kreditorët

Një degë e bankës Sberbank në Soçi të Rusisë.

Vëzhguesi i tregut financiar në Zvicër, FINMA, ka thënë se do të zgjasë deri në gusht ndalesën ndaj bankës më të madhe ruse, Sberbank.

Kjo ndalesë ia pamundëson bankës ruse që të kryejë pagesa dhe transaksione si dhe përfshin edhe masa të tjera të krijuara për të mbrojtur kreditorët.

FINMA ka vendosur masat ndaj filialit të Sberbankës në Zvicër më katër mars, pas pushtimit rus të Ukrainës, duke iu bashkuar shumë shteteve perëndimore që sanksionuan Moskën, shkruan Reuters.

Më pas autoritetet zvicerane vendosën që këto masa të zgjateshin deri më 31 maj, por ky vendim bën që këto masa të jenë në fuqi deri në gusht.

“Masat do të jenë në fuqi deri më 2 gusht 2022, për shkak të sanksioneve ndërkombëtare dhe rreziqeve të vazhdueshme të likuiditetit të kësaj banke”, thuhet nga FINMA.

Ilustrim

Ndryshe, presidenti zviceran, Ignazio Cassis, më 28 shkurt kishte thënë se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës “është i papranueshëm” dhe se Zvicra, sikurse Bashkimi Evropian, do të miratojë sanksione, përfshirë ngrirjen e aseteve dhe shënjestrimin e rusëve.

Ai në një konferencë për media kishte deklaruar se pushtimi rus është i patolerueshëm në aspektin politik dhe atë moral.

Qeveria e Zvicrës ka tentuar të balancojë qëndrimin e saj ndaj veprimeve të Rusisë me historikun e saj të neutralitetit dhe si ndërmjetësuese në mes të dy palëve të kundërta.

“Këshilli Federal ka vendosur të miratojë plotësisht sanksionet e BE-së, përfshirë ngritjen e aseteve”, kishte thënë Cassis.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika