FC Barcelona ka shënuar fitore ndaj Rayo Vallecano, duke vazhduar marshimin drejt titullit në La Liga.
Katalanasit triumfuan me rezultat minimal 1:0, falë golit të mbrojtësit Ronald Araujo, i cili realizoi në minutën e 24-të të takimit.
Me këtë fitore, Barcelona mbetet në krye të tabelës me 73 pikë, duke ruajtur distancën nga rivali kryesor, Real Madrid.
Te mysafirët, mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu, nuk u aktivizua dhe qëndroi në bankën rezervë.
Rayo Vallecano mbetet në pozitën e 14-të me 32 pikë pas kësaj humbjeje.
Kjo ndeshje ishte në kuadër të xhiros së 29-të të kampionatit spanjoll.
Ndërkohë, sonte nga ora 21:00 zhvillohet derbi i madh mes Real Madrid dhe Atlético Madrid.