Basha takon shefin e FMN-së: Kosova po shënon rritje të qëndrueshme ekonomike, por nevojitet përgjegjësi institucionale për miratimin e buxhetit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, priti sot në takim shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, David Amaglobeli.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet ekonomike dhe fiskale në vend, ku të dy palët vlerësuan pozitivisht ecurinë e ekonomisë kosovare.

Kryetari Basha nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit institucional dhe fiskal, duke theksuar se miratimi i Projektligjit për Buxhetin e vitit 2026 është prioritet urgjent për funksionimin normal të institucioneve dhe garantimin e pagesave publike.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, priti sot në takim shefin e Misionit për Kosovën nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, David Amaglobeli, të shoqëruar nga ekipi i tij.

Në takim u diskutua për zhvillimet ekonomike dhe fiskale të vendit, ku u rikonfirmua fakti se Kosova po shënon një prej rritjeve më të larta dhe më të qëndrueshme ekonomike në rajon gjatë viteve të fundit. Po ashtu u potencua se mbetet vendi me nivelin më të ulët të borxhit publik, që reflekton menaxhim të kujdesshëm financiar dhe politika të përgjegjshme makroekonomike si shtet.
Kryetari Basha theksoi gatishmërinë e tij por edhe nevojën urgjente që Kuvendi të miratojë Projektligjin për Buxhetin për vitin 2026, me qëllim të sigurimit të pagesave publike dhe funksionimit të institucioneve shtetërore.
‘U bëj thirrje të gjitha subjekteve politike pa dallim, të tregojmë përgjegjësi institucionale dhe t’i themelojmë sa më parë trupat parlamentare dhe të procedojmë me miratimin e Buxhetit, dhe të dëshmojmë stabilitet institucional dhe seriozitet politik në funksion të interesit qytetar dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit’, ka potencuar kryetari Basha”, thuhet n njoftim e Kuvendit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika