Basha zhvillon takim konsultativ me Osmanin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, sot ka zhvilluar një takim konsultativ dhe njoftues me presidenten Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit të Kuvendit, takimi është mbajtur pas përfundimit të seancës konstituive, ku Basha e ka informuar presidenten lidhur me ecurinë e këtij procesi dhe hapat e mëtejshëm institucionalë.

Të dy udhëheqësit kanë theksuar rëndësinë që proceset kushtetuese dhe ligjore të ecin sipas afateve të përcaktuara, në mënyrë që të mundësohet zgjedhja sa më e shpejtë e Qeverisë së re.

Në komunikatë thuhet se Basha dhe Osmani kanë nënvizuar rëndësinë e funksionalitetit të institucioneve dhe stabilitetit politik përballë sfidave të brendshme dhe ndërkombëtare, duke theksuar se qytetarët presin efikasitet dhe përgjegjësi nga udhëheqësit e tyre.

“Kryetari i Kuvendit rikonfirmoi përkushtimin që Kuvendi të ushtrojë plotësisht rolin e tij kushtetues pas konstituimit, ndërsa Presidentja Osmani ritheksoi gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet në të mirë të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika