Bashkimi gjobitet me 7,400 euro pas incidenteve në ndeshjen ndaj Trepçës

Klubi i basketbollit Bashkimi është dënuar me gjobë prej 7,400 eurosh për incidentet e ndodhura në ndeshjen e së dielës ndaj Trepçës, e vlefshme për serinë finale të kampionatit.

Sipas vendimit disiplinor, dënimi lidhet me sjelljet e papërshtatshme gjatë dhe pas ndeshjes së zhvilluar në Prizren, ku atmosfera në palestër u tensionua në disa momente. Ngjarjet kanë sjellë reagime dhe masa nga organet përkatëse të garës.

Në aspektin sportiv, Trepça arriti fitore të rëndësishme në transfertë, duke e mposhtur Bashkimin dhe duke bërë një hap shumë të madh drejt titullit të kampionit.

Me këtë triumf, skuadra mitrovicase është vetëm një fitore larg kurorëzimit në këtë edicion të Superligës së Kosovës në basketboll. Seria finale tani zhvendoset sërish në Prizren, ku ndeshja e katërt mes dy skuadrave do të zhvillohet të mërkurën, duke filluar nga ora 19:30. Për Bashkimin, kjo përballje është vendimtare për të mbajtur gjallë shpresat për titull, ndërsa Trepça synon ta mbyllë serinë dhe të shpallet kampione.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika