Basketbollistet amerikane fitojnë medaljen e katërt të artë në Kampionatin Botëror

Ekipi i basketbollit të femrave të ShBA-ve kanë arritur ta mundin kundërshtarin e tyre, Kinën, në finale për të fituar titullin e kampionit të botës

Skuadra e femrave në basketboll e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, fituese të Kupës së Botës

Skuadra e femrave në basketboll e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka fituar titullin e kampionit për herë të katërt në Kampionatin Botëror të basketbollit.

Titullin e kampionit e kanë fituar me një rezultat prej 83-61 ndaj Kinës në Sydney të Australisë.

Basketbollistja A’ja Wilson ka shënuar 19 pikë për skuadrën, ndërkaq Kelsey Plum ka shënuar 17.

Finalja mes ShBA-vë dhe Kinës është mbajtur në Sydney SuperDome, me 15 mijë e 895 tifozë të pranishëm, rapoton BBC.

Skuadra e Kinës dhe ShBA-ve gjatë finales së Kupës së Botës në basketboll

Fitorja ishte e 30-ta radhazi në ndeshjet e Kupës së Botës për amerikanët, të cilët nuk kanë humbur që nga gjysmëfinalet e vitit 2006 kundër Rusisë.

Ndërsa Kina ka fituar medaljen e saj të parë që nga Kupa e Botës 1994, kur skuadra kishte marrë gjithashtu medaljen e argjendtë e cila është një fuqi në rritje në basketbollin e femrave.

Kina arrin në gjysmëfinale të Kupës së Botës në basketboll për femra

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika