Bastisje në disa lokacione në Zubin-Potok

Pasojat e një shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, 30 nëntorit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar bastisjet që janë duke u zhvilluar në disa lokacione në Zubin-Potok, pas aktit terrorist të ndodhur gjatë natës së mbrëmshme në kanalin e Ibër-Lepencit.

Dukagjini ka raportuar se në vendlokacionet ku janë duke u zhvilluar bastisjen nga ana e Policisë së Kosovës janë gjetur armatim dhe nitroglicerinë.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, pas sulmeve të fundit me granata ndaj stacionit policor dhe Komunës, si dhe sulmit kriminal terrorist të ndodhur në veri të vendit, gjegjësisht te kanali i Ibër Lepencit, ka vazhduar me hetime intensive drejt ndriçimit të rastit, identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar. Si rezultat i kësaj, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, sot në veri të vendit është duke u realizuar një operacion policor i cili përfshinë disa lokacione. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen të ditura informacionet shtesë”, kështu ka thënë Baki Kelani, Zëdhënës i Policisë së Kosovë.

Ndërsa informacionet e Burimeve të Dukagjinit kanë bërë me dije se gjatë operacionit i cili është duke u zhvilluar në disa lokacione në Zubin Potok, Policia është hasur në armatim dhe nitroglicerinë.

Ndryshe, në tri ditët e fundit tri sulme kanë ndodhur në veriun e Kosovës. Më pak se 24 orë pas sulmit me granatë dore në ndërtesën e Komunës në Zveçan, ka ndodhur një shpërthim në rrjetin e ujësjellësit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin-Potokut të premten. 

Autoritetet qendrore të Kosovës, për sulmin që kanë cilësuar terrorist, e bëjnë përgjegjëse Serbinë. Sulmet janë dënuar edhe nga SHBA-ja e BE-ja. 

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika