Bayern mposht Freiburgun, vazhdon dominimin në Bundesligë

Pas barazimit 2:2 me Union Berlinin xhiron e kaluar, që i prishi serinë prej 16 fitoreve radhazi, Bayern Muncheni u rikthye me fitore.

Bavarezët fituan të shtunën në shtëpi ndaj Freiburgut me rezultatin 6:2 në ndeshjen e javës së 11-të të Bundesligës.

Ndeshja nuk nisi mirë për Bayernin. Freiburg kaloi në epërsi që në minutën e 12-të me golin e Yuito Suzukit, ndërsa pesë minuta më vonë Johan Manzambi dyfishoi rezultatin.

Bayern reagoi shpejt, në minutën e 22-të Lennart Karl ngushtoi rezultatin në 2:1, ndërsa në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë Michael Olise barazoi shifrat në 2:2.

Në pjesën e dytë, Dayot Upamecano shënoi golin e epërsisë 3:2 për Bayern në minutën e 55-të, ndërsa Harry Kane shtoi të katërtin pesë minuta më vonë. Nicolas Jackson shënoi golin e pestë për vendasit në minutën e 78-të, ndërsa Olise vulosi rezultatin final 6:2 në minutën e 84-të, duke shënuar golin e tij të dytë personal.

Bayern Muncheni mbetet skuadra e vetme në Bundesligë që nuk ka pësuar ende humbje dhe kryeson tabelën me 31 pikë. Freiburg ka 13 pikë dhe ndodhet në mes të tabelës.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika