Bayern nuk ndalet para Dortmund, shënon fitoren e shtatë radhazi në Bundesligë

Skuadra nga Munihu po vazhdon fuqishëm edicionin e ri të garave në Bundesligë.

Futbollistët e Bayern arkëtuan edhe pikët numër 21 nga gjithsej shtatë ndeshje deri më tash.

Borussia Dortmund ishte “viktima” e radhës në Allianz Arena duke pësuar me rezultat 1:2.

Harry Kane, i cili ndodhet në formë të shkëlqyer, shënoi golin e epërsisë në minutën e 22-të.

Michael Olise thelloi avantazhin e bavarezëve dymbëdhjetë minuta para përfundimit të takimit.

Skuadra nga Dortmund krejt çfarë mundi deri në fund ishte të goli i vetëm i Julian Brandt gjashtë minuta para përfundimit.

Për Dortmund kjo ishte humbja e parë në këtë edicion dhe skuadra tashmë renditet e katërta në tabelë me 14 pikë. Bayern prin me 21 pikë, para Lajpcig me 16. Në pozitën e tretë është Stuttgart me 15 pikë./KP

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika