Centrali që gjendet në qytetin e Zaporizhzhia është nën pushtimin rus dhe kohët e fundit është vënë nën zjarr, me të dyja palët që fajësojnë njëra-tjetrën për sulmet.
Në disa zona, zyrtarët tashmë po shpërndajnë pilulat, të cilat mund të ndalojnë trupin të absorbojë jodin radioaktiv.
Banorëve u është thënë që ta marrin atë vetëm nëse konfirmohet një rrjedhje rrezatimi.
Deri më tani, vetëm njerëzit që jetojnë brenda rrerzes 50 km nga centrali u ofrohen tabletat e jod kaliumit, por Bashkimi Evropian po i siguron Ukrainës më shumë se pesë milionë doza që do të lejonin shpërndarje shumë më të gjerë.
Zaporizhzhia qyteti në Ukrainën jugore u pushtua nga Rusia menjëherë pasi pushtoi Ukrainën në muajin shkurt. Stafi ukrainas që vazhdon të operojë fabrikën i ka thënë BBC-së se trupat ruse e kanë përdorur atë si bazë ushtarake dhe se punëtorët në fakt mbahen nën kërcënimin e armëve.
Ndërsa luftimet e fundit në zonë kanë shkaktuar disa dëme në central, deri më tani nuk ka pasur ndonjë rritje të nivelit të rrezatimit në zonë.
Megjithatë, zyrtarët janë të shqetësuar se dëmet e mëtejshme mund të shkaktojnë një rrjedhje rrezatimi, e cila mund të përhapet në një zonë të madhe.
Agjencia bërthamore e OKB-së ka kërkuar qasje në objekt për disa muaj dhe një ekip ka mbërritur në Ukrainë me shpresën se më në fund do të lejohet të inspektojë vendin në ditët në vijim, ka shkruar BBC.
BE tha të martën se po siguronte tabletat si një “masë parandaluese sigurie” për të rritur mbrojtjen në zonën përreth centralit bërthamor. Pesë milionë pilula do të vijnë nga rezervat e saj emergjente dhe 500 mijë të tjera nga Austria.
Tabletat e jod kaliumit po u shpërndaheshin banorëve në një pjesë të qytetit të Zaporizhzhia të hënën dhe 25 mijë tableta janë dërguar në Enerhodar – qyteti më i afërt me centralin bërthamor.
“Në rast emergjence, të rriturit dhe fëmijët tashmë do të pajisen me këto pilula dhe do të jenë në gjendje të mbrohen me kohë,” tha Anatoliy Kurtyev nga këshilli i qytetit të Zaporizhzhia.
Ai theksoi se banorët duhet ta marrin ilaçin vetëm nëse ndodh një aksident – jo si masë paraprake.
Jod kaliumi merret për të parandaluar absorbimin e jodit radioaktiv – izotopi kryesor që shkakton kancer, i njohur edhe si jod-131, që absorbohet nga gjëndrat tiroide.
Nivelet e larta të jodit radioaktiv mund të rrisin rrezikun e kancerit të tiroides tek foshnjat, fëmijët dhe të rinjtë, edhe vite pas ekspozimit.
Nëse merret në kohën e duhur në dozën e duhur, jodi kaliumit do të absorbohet nga gjëndra tiroide në vend të jodit-131 që është më i rrezikshëm, duke reduktuar rreziqet e lidhura me shëndetin.
Komisioni Evropian thotë se do të shpërndajë 5.5 milionë tableta jod kaliumi për banorët që jetojnë në afërsi të centralit bërthamor Zaporizhzhia.
Shumë vende, përfshirë Britaninë e Madhe, kanë një rezervë të këtyre tabletave çdo rast të një aksidenti të madh bërthamor ose rrjedhjeje. Ato duhet të përdoren vetëm nëse rekomandohen nga ekspertë mjekësorë, megjithatë, për arsye të mirë.
Ka rreziqe shëndetësore që lidhen me marrjen e pilulave, kështu që ato nuk janë diçka që njerëzit duhet ta provojnë dhe ta blejnë ose ta marrin vetë.
Ato janë një kundërmasë e dobishme sepse jodi radioaktiv që absorbohet ose konsumohet në ushqim dhe pije mund të ruhet në gjëndrën tiroide për një kohë.
Tabletat ndihmojnë vetëm në mbrojtjen e gjëndrave tiroide, jo pjesëve të tjera të trupit.
Ekipi i OKB-së e bën inspektimin e parë në centralin bërthamor