BE-ja kërkon të dënohen përgjegjësit e sulmit në Banjskë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme (BE), Peter Stano.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian [BE], Peter Stano, ka thënë se BE-ja përsërit thirrjen që të ndiqen përgjegjësit e sulmit në Banjskë dhe se është e përkushtuar për drejtësi.

Në përvjetorin e parë të sulmit në Banjskë, Stano ka shkruar në rrjetin social X se duhet të vijojnë përpjekjet për ruajtjen e sigurisë dhe normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Një vit pas sulmit në Banjskë. BE-ja përsërit thirrjen për ndjekje të shpejtë të përgjegjësve dhe rikonfirmon përkushtimin e saj për drejtësi dhe llogaridhënie. Është rikujtim i nevojës për përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur sigurinë dhe avancimin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Stano.

Ai ka shpërndarë reagimin e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ku e kishte dënuar sulmin në Banjskë.

“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjskë, në veri të Kosovës, ku mbeti një polic i vdekur e dy të tjerë të plagosur”, kishte shkruar Borrell në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian.

Ai pati bërë thirrje që të zbardhet sulmi i 24 shtatorit, duke ftuar që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika