BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali i Zi befason, Serbia në rënie

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më të ulët të kërcënimeve ndaj paqes dhe demokracisë.

Praktikisht, kjo e vendos Kosovën në top 10% të shteteve më reziliente globalisht dhe në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për siguri strategjike.

Ky indeks nuk mat “sa i qetë duket” një shtet, por sa i ekspozuar është ndaj rreziqeve reale: destabilizim politik, dezinformim, presion të jashtëm, kriza ekonomike, pasiguri energjetike dhe kërcënime hibride. Është një instrument që përdoret nga Bashkimi Evropian për të kuptuar ku janë rreziqet dhe ku ka kapacitete reale për t’i përballuar ato.

Si paraqitet Ballkani Perëndimor në këtë vlerësim:

  • Kosova (13) del qartazi më e forta në rajon. Ka reziliencë të lartë institucionale dhe shoqërore; sfida kryesore mbetet përballja me dezinformimin, kryesisht të importuar nga jashtë.
  • Shqipëria (20) paraqitet me një performancë solide dhe mbi shumicën e vendeve të rajonit, me rreziqe të menaxhueshme.
  • Mali i Zi (21) është një nga surprizat pozitive të indeksit, duke shënuar një përmirësim të dukshëm krahasuar me vitet e kaluara dhe duke u renditur ndër vendet me ngritjen më të madhe globale.
  • Maqedonia e Veriut (26) shënon rënie të lehtë, kryesisht për shkak të tensioneve politike të brendshme dhe dobësive institucionale.
  • Serbia (41) renditet dukshëm më poshtë. Indeksi identifikon probleme serioze në proceset demokratike dhe reziliencën ndaj dezinformimit. Raporti thekson gjithashtu se Serbia është anëtare themeluese e iniciativës 16+1 të udhëhequr nga Kina dhe mban lidhje të ngushta strategjike me Rusinë, faktorë që e rrisin ekspozimin e saj ndaj presioneve gjeopolitike dhe kërcënimeve hibride.
  • Bosnja dhe Hercegovina (54) mbetet ndër më të brishtat në rajon, me institucione të dobëta, probleme të theksuara demokratike dhe rrezik të vazhdueshëm destabilizimi.

Në plan më të gjerë, vendet e Bashkimit Evropian vazhdojnë të jenë më pak të rrezikuara se mesatarja globale. Ndërkohë, raporti evidenton se Rusia dhe Kina janë ndër vendet me rënien më të madhe në profilin e sigurisë strategjike, ndërsa Shtetet e Bashkuara shënojnë një nga përmirësimet më të mëdha.

Mesatarja globale e indeksit për vitin 2025 është 5.79 nga 10, çka tregon një botë më të pasigurt se më parë, por jo ende jashtë kontrollit.

Këto të dhëna u nxorën nga hulumtuesi i lartë në Institutin Octopus për Studime të Luftës Hibride, Gurakuç Kuçi.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika