BE-ja propozon masa kundër dezinformimit në prag të zgjedhjeve

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka prezantuar një program lidhur me fushatat e ndërhyrjes së huaj dhe dezinformimit, me qëllim të ndikimit në proceset zgjedhore

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, prezantoi raportin e Shërbimit të veprimit të jashtëm (EEAS) lidhur me fushatat e ndërhyrjes së huaj dhe dezinformimit, me qëllim të ndikimit në proceset zgjedhore.

Borrell tha më 23 janar se ky raport vjen në një kohë të ndjeshme dhe të rëndësishme, pasi këtë vit në shumë vende të botës, përfshirë edhe në BE dhe Shtetet e Bashkuara, do të ketë procese zgjedhore.

Me këtë raport, Borrell ka propozuar edhe masa që duhet të ndërmerren për të parandaluar ndikimet negative në proceset demokratike nga faktorët që kanë për qëllim manipulimin dhe dezinformimin.

Gjatë paraqitjes së raportit, shefi i diplomacisë së BE-së tha se kërcënimi nga ndikimet e huaja në botën moderne janë kërcënime gjithnjë e më të mëdha, të cilat duhet të merren seriozisht.

“Ka bomba që mund të vrasin, helme që mund t’iu helmojnë, por si të adresohet manipulimi dhe ndërhyrja në fushatë, është sfidë e madhe”, tha ai, duke shtuar se Rusia në mënyrë të sofistikuar dhe në përmasa industriale për vite është angazhuar në fushata të dezinformimit.

“Jemi të ndjeshëm ndaj këtij kërcënimi sepse informatat dhe dezinformatat përhapen me shpejtësinë e dritës”, tha ai. /REL

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika