BE synon krijimin e një qendre për “rezistencë demokratike” kundër dezinformimit nga Rusia dhe Kina

Zyra e Bashkimit Evropian, Bruksel.

Bashkimi Evropian planifikon të themelojë një qendër të specializuar për rezistencë demokratike, e cila do të ketë për qëllim luftimin e dezinformimit dhe manipulimit të informacionit që dyshohet se vjen nga Rusia, Kina dhe vende të tjera, raporton The Guardian përcjell Dukagjini.

Sipas gazetës britanike, iniciativa është përgatitur nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe dokumenti përkatës pritet të publikohet më 12 nëntor.

Qendra e re synon të bashkojë ekspertizën nga shtetet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate që aspirojnë t’i bashkohen bllokut, me qëllim që të forcohet mbrojtja ndaj manipulimit të informacionit dhe ndërhyrjeve të huaja.

Komisioni Evropian e konsideron Rusinë si burimin kryesor të “sulmeve hibride” dhe fushatave të ndikimit kundër Evropës, ndërsa Kina përmendet si një tjetër aktor që paraqet “kërcënim dezinformues”.

Sipas The Guardian, qendra do të shërbejë si pikë bashkërendimi për institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare, duke mundësuar shkëmbimin e informacionit, paralajmërimet e hershme dhe ngritjen e ndërgjegjësimit publik për tentativat e qeverive të huaja për të manipuluar opinionin dhe informacionin brenda Evropës.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika