BE thotë se Rusia “nuk është e gatshme për paqe”, nuk ka “shenja konkrete” për angazhim serioz

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Anouar El Anouni, ka deklaruar se BE-ja nuk sheh asnjë shenjë konkrete që Rusia po angazhohet seriozisht për të siguruar paqen në Ukrainë, duke reaguar pas raundit të fundit të bisedimeve në Gjenevë.

“Vërejmë se Rusia vazhdon sulmet e saj të pandërprera ndaj Ukrainës. Kjo tregon se Rusia nuk është e gatshme për paqe. Akoma nuk shohim shenja konkrete të një angazhimi serioz për paqe. Edhe këtë javë, përpara bisedimeve për paqen, Ukraina u godit nga një sulm i madh me raketa dhe dronë, sipas autoriteteve ukrainase. Deri sa të vazhdojë kjo gjakderdhje, ne do të ushtrojmë presion ndaj Rusisë”, deklaroi El Anouni.

Ai shtoi gjithashtu se “asgjë nuk mund të vendoset për Ukrainën pa Evropën në tryezën e bisedimeve”, raporto The Guardian.

BE-ja konfirmoi gjithashtu se në bisedime janë përfshirë këshilltarë për sigurinë kombëtare nga Franca, Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika