Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i është gëzuar njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Bahamas.
Begaj, mes tjerash, ka falënderuar shtetin e Bahamas për njohjen e Kosovës, njofton Dukagjini
“Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Bahamas për njohjen e Kosovës, një kontribut domethënës për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në rajonin tonë”, shkruan Begaj.
Kujtojmë se Bahamas bëhet shteti i katërt këtë vit dhe i 121 që njeh shtetësinë e Kosovës.