Begaj pret në takim ministrin e Jashtëm të Kroacisë, diskutojnë rreth liberalizimit të vizave për Kosovën

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Çështjeve Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grlić Radman

Presidenti Begaj dhe ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlić Radman

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Çështjeve Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grlić Radman, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Presidenti Begaj ka përshëndetur hyrjen e Kroacisë në hapësirën Schengen dhe në Eurozonë.

“Kroacia mbetet një shembull shumë i mirë për Shqipërinë dhe për të gjitha vendet e rajonit”, ka thënë presidenti Begaj.

“Në mënyrë të veçantë, presidenti Begaj u ndal te bashkëpunimi në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë gjithmonë Shqipërisë në këtë drejtim”, njofton Presidenca e Shqipërisë.

Pamje nga takimi

Në këtë takim presidenti Begaj ka vlerësuar se ekspertiza dhe njohuritë kroate në këtë drejtim “janë shumë të vyera për ekipin negociator shqiptar, veçanërisht në këtë fazë të negociatave të aderimit në Bashkimin Evropian”.

Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë si aleatë në NATO, si edhe mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës për anëtarësimin në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, por edhe për liberalizimin e vizave dhe dialogun me Serbinë.

“Të dy bashkëbiseduesit u ndalën më tej tek efektet negative të prodhura për rajonin e Ballkanit Perëndimor nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë, si dhe te nevoja për një koordinim e bashkëpunim më të ngushtë në këtë drejtim për të minimizuar ndërhyrjen e aktorëve të tretë keqdashës”, thuhej tutje në njoftim.

Presidenti Begaj dhe ministri Radman kanë vlerësuar mbështetjet reciproke të kandidaturave për në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

 

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika