Begaj pret në takim një delegacion nga parlamenti suedez me orgjinë nga Kosova

Në takim Begaj përgëzoi përfaqësuesit suedezo-shqiptarë për arritjet e tyre politike si dhe për kontributin në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke veçuar kontekstin e ri pas anëtarësimit të Suedisë në NATO

Foto: Presidenca e Shqipërisë, Tiranë,

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur një delegacion nga parlamenti suedez me orgjinë nga Kosova.

Sipas njoftimit të Presidencës së Shqipërisë, Begaj takoi Adnan Dibranin, deputet Socialdemokrat, i cili kandidon për eurodeputet dhe në vijim do të zëvendësohet nga Arbër Gashi.

Në takim, Begaj përgëzoi përfaqësuesit suedezo-shqiptarë për arritjet e tyre politike, si dhe për kontributin në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke veçuar kontekstin e ri pas anëtarësimit të Suedisë në NATO.

“Presidenti evidentoi rolin dhe kontributin e vlerësuar të Suedisë, si në kuadër të integrimit të vendit tonë në BE, edhe për ndihmën dhe asistencë suedeze për zhvillim. Ndërkohë, marrëdhëniet shumë të mirë politike duhet të përkthehen në një bashkëpunim të shtuar ekonomik dhe në rritje të investimeve suedeze në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Tutje thuhet se gjatë bashkëbisedimit u nënvizua mesazhi mbi rëndësinë e angazhimit të gjeneratës së re të politikanëve, me vizion të qartë mbarëkombëtar dhe vlera euroatlantike.

 

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika