Begaj pritet me ceremoni shtetërore nga Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka pritur me ceremoni shtetërore homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj në oborrin e Kuvendit të Kosovës me ceremoni shtetërore. Ata më pas vazhduan për në zyrën e Presidencës.

Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, teksa takimi mes dy presidentëve po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Ndërkohë, pasdite, Begaj do të pritet në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Presidenti Begaj po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me rastin e vizitës zyrtare të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, në Kosovë do të kujdesen që të ofrojnë siguri, të mbajnë rendin dhe qetësinë publike.

Begaj për vizitë zyrtare në Kosovë, policia kujdeset për rendin dhe sigurinë

 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika