Begaj reagon për sulmin në Gramsh, inkurajon zbulimin e rastit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka inkurajuar njësitë përkatëse në zbulimin e mëtejshëm të sulmit në uzinën e Gramshit

Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka bërë të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative dhe ato ligjzbatuese, që rasti i mbrëmshëm në Gramsh të Shqipërisë të zbardhet sa më shpejt.

Dy ushtarë shqiptarë të cilët ishin caktuar me detyrë për ruajtjen e Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh, kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së shtunës pasi janë përplasur fizikisht me tre shtetas rusë, të dyshuar si agjentë. Mes ushtarëve shqiptarë dhe rusëve ka ndodhur një përleshje fizike, ku njëri prej tyre, shtetas rus, ka përdorur sprej dhe ka lënë të lënduar ushtarët shqiptarë.

“Mirënjohje për dy efektivët e Forcave të Armatosura, të cilëve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Begaj gjersa ka inkurajuar njësitë përkatëse në zbulimin e mëtejshëm të sulmit.

Për rastin në fjalë ka reaguar edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ramën e ka bërë krenar fakti që “rojet ushtarake i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh”.

Është bërë e ditur se ushtarët të cilët ishin me detyrë në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika