Begaj uron Kosovën: Është ditë krenarie për ne të gjithë

I pari i Shqipërisë, Bajram Begaj ishte i pranishëm në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ku ka thënë se kjo datë është ditë krenarie për të gjithë teksa ka theksuar mbështetjen e Shqipërisë ndaj integrimit euroatlantik të Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në fjalimin e tij në seancën solemne për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka thënë se kjo datë është ditë krenarie për të gjithë pasi kujton forcën e qëndresës së popullit shqiptar.

“Jam i kënaqur që jam këtu në këtë ditë të shënuar për Kosovën, Shqipërinë, kombin shqiptar. Për Pavarësinë e Kosovës që ka kontribuar për paqen në rajon. Pavarësia e Republikës së Kosovës na kujton forcën e qëndresës së popullit shqiptar, është ditë krenarie për ne të gjithë”, ka deklaruar Begaj.

Në fjalimin e tij, Begaj ka përmendur sakrificën e komandantit legjendar, Adem Jashari, të UÇK-së dhe simbolin e lirisë, ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Po ashtu ai ka nderuar edhe të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për liri.

“Gjithashtu u jemi falënderues shteteve mike që njohën pavarësinë e Kosovës. Në këtë ditë, kujtojmë Adem Jasharin, UÇK-në, të gjithë ata që u flijuan për liri. Kujtojmë simbolin e lirisë, elekouencës, që qoi përpara kauzën e pavarësisë së Kosovës, ruajti paqen në kohë të shpërbërjes, kujtojmë Rugovën si simbol i paqes në Ballkan e Evropë”, ka vijuar Begaj.

Ndër të tjera, Begaj ka thënë se kjo ditë është fillimi i forcimit të shtetit të së drejtës teksa ka përmendur edhe mbledhjet e përbashkëta të qeverive duke theksuar se Shqipëria është mbështese e integrimit euroatlantik të Kosovës.

“Kam pritur me entuziazëm lajmin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE. Angazhimi i BE-së dhe ShBA-së dhe të dërguarve të posaçëm është shprehje e qartë se sa janë të angazhuar për dialogun Kosovë-Serbi, ne jemi shembull i qartë se distancat fizike nuk janë as kriter as pengesë”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika