Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar besimtarët e krishterë për Krishtlindje, duke u dëshiruar paqe dhe gëzim.
Begaj, mes tjerash, thekson se festë e shenjtë përfaqëson vlerat e besimit, të dashurisë dhe solidaritetit, vlera që kanë qenë gjithmonë pjesë e identitetit tonë dhe e bashkëjetesës ndërfetare, njofton Dukagjini.
“Për besimtarët e krishterë të Shqipërisë, kjo festë e shenjtë përfaqëson vlerat e besimit, të dashurisë dhe solidaritetit, vlera që kanë qenë gjithmonë pjesë e identitetit tonë dhe e bashkëjetesës ndërfetare. Ato na kujtojnë rëndësinë e respektit për njëri-tjetrin dhe të kujdesit për më të dobëtit në shoqëri. Gëzuar! Uroj që kjo Krishtlindje të sjellë mirësi në familjet tuaja, dashuri, përkujdes dhe dhembshuri për të pamundurit, si dhe një të ardhme më të mirë për vendin tonë”, ka shkruar Begaj.