Behrami: PDK-ja viktimë e dialogut, VV-ja përfituesja më e madhe

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pas deklaratës së Bashkimit Evropian, që u shpreh i befasuar nga kritikat e opozitës ndaj qeverisë Kurti mbi Ligjin për të huajt.

Në një postim në Facebook, Behrami tha se PDK-ja është viktima më e madhe e dialogut dhe e bashkëpunimit me Perëndimin, ndërsa VV-ja përfiton nga konfrontimi politik dhe mosrespektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ai shtoi se me negociatat sekrete dhe pranimin e strukturave paralele, kryeministri Kurti ka vendosur bazat për jetësimin e Zajednicës, e cila sipas marrëveshjes së Ohrit parashikon autonomi territoriale për veriun e Kosovës dhe eksteritorialitet për kishat ortodokse serbe.

“PDK-ja është viktima më e madhe e dialogut, bashkëpunimit dhe lojalitetit ndaj Perëndimit. Ndërsa VV-ja është përfituesja më e madhe nga konfrontimi, nga dhuna politike dhe nga besëprerja ndaj Perëndimit. Andaj, mos u befasoni me një standard që vetë e keni legjitimuar. Me negociatat sekrete dhe pranimin e strukturave paralele, Kurti ka vendosur themelet e jetësimit të Zajednicës. Ajo, bazuar në marrëveshjen e Ohrit, parasheh autonomi territoriale për veriun dhe eksteritorialitet për kishat ortodokse serbe”, ka shkruar Behrami në Facebook.

Të fundit nga rubrika